Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon ku dhe nga kush u përgatit plani djallëzor për rrëzimin e Kurtit

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan zbulon ku dhe nga kush u përgatit plani djallëzor për rrëzimin e Kurtit

Nga: A.Zh Më: 13 shtator 2022 Në ora: 09:32
Albin Kurti

Ushtaraku shqiptor-amerikan Muharrem Maralusha, ka reaguar ashpër për grevën në arsim në Kosovë.

Ai ka akuzuar partitë opozitare dhe SBASHK-un, se në bashkëpunim me Serbinë dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, po duan rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ky plan është përgatitur dhe gatuar në Beograd, i ndihmuar nga opozita në Kosovë.

Reagimi i Maralushës, në Facebook:

A është e vërtetë që partitë opozitare dhe Sindikata e Mësimdhënësve në një koalicion të përbashkët me Serbinë dhe Edi Ramën me e rrëzuar Qeverinë Legjitime të Kosovës?

Përgjigjja ime është po. Ky është një plan djallëzor i përgatitur dhe gatuar në Beograd dhe i ndihmuar me dashje apo padashje nga partitë opozitare në Kosovë. Kjo, në fjalorin e disinformacionit quhet: Përçaj dhe sundo.

E organizatat e shërbimeve sekrete serbo-sllave këtë gjë e kanë përsosur deri në pikën e fundit. Prandaj, ju partitë opozitare në Kosovë jeni duke ia plotësuar dëshirën qindravjeçare serbo-sllave. Disa, ndoshta një përqindje e madhe do të më quajnë se jam duke e mbrojtur Albinin dhe qeverinë e tij, por këta individë janë gabim. Se unë nuk jam duke e mbrojt as Albinin dhe as qeverinë e tij, por jam duke e mbrojt Kosovën nga kthnjellat (kangjat) serbe. Ia kam dhënë besën vetes se do ta mbroj Kosovën prej armiqve të jashtëm dhe të brendshëm me të njëjtën energji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat