Njohësi i protokollit për fotografinë e Sarrazin me Kurtin: Mesazh për mision të suksesshëm të emisarit

Aktuale

Njohësi i protokollit për fotografinë e Sarrazin me Kurtin: Mesazh për mision të suksesshëm të emisarit

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 15:20
Foto nga takimi

I Dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka qëndruar në Prishtinë të mërkurën, ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti.

Pas temave të diskutuara, si dialogu i Kosovës me Serbinë dhe Procesi i Berlinit, Sarrazin e Kurti kanë treguar afërsi.

Sipas ekspertit të protokollit, Haki Merovci, ” Gjuha e trupit” thotë më shumë se sa ata flasin. 

“Foto e emisarit gjerman me kryeministrin jep mesazh të një raporti miqësor edhe pse ata nuk kanë rang të barabartë, kjo foto në masë të caktuar është  “rrëshqitje” nga rregullat e ceremoniali zyrtar”, ka thënë Merovci.

“Megjithatë, është mesazh shumë indikativ për një mision të suksesshëm të emisarit gjerman”.

Afërsi të ngjashme, Sarrazin ka treguar edhe në takimin që ka zhvilluar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat