Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, foli për kërkesën që sot ia bëri kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, që ta ndërpresë grevën.
“Zotninë që e përmende, ai më tha “unë s’jam shoku yt, jam kryetar, jam ashtu”, i thashë unë të respektoj, a bon ti me respekt të veçantë të ëm dëgjosh, se unë jam më i vjetër se ti. Ai ishte i ekzaltuar”, tha Kokaj.
“Unë e mendova në atë mënyrën time elekuente, që me rrit optimumin e zgjidhjes së problemit”.
“Unë e kuptoj se ishte i ekzaltuar, nuk kishte mundësi dot me më pa mu si mik, e kuptoj atë plotësisht. Herën tjetër do të mundohem me pi një kafe me të, me pasë miqësi me të, se kjo është mënyra jem e komunikimit”, tha Kokaj.
“Është situatë drastike vëllezër dhe motra, kam lutje sy më sy, si vëllai ndaj vëllait, t’i ndërpresim sot grevat dhe pastaj bile këta njerëz këtu, që i kam përreth janë më juve. Hajde t’i ndërpresim sot, e pastaj gjendet modaliteti dhe t’i kthejmë fëmijët në shkollë. Tu kisha lutë shumë që ta ndërprisni grevën”, i ka thënë Kokaj sot Jasharajt gjatë takimit të Komisionit për Arsim.