Gani Geci: Dua t’i them nja dy fjalë për Ahmet Krasniqin, a e kuptuat dje se të...

Aktuale

Gani Geci: Dua t’i them nja dy fjalë për Ahmet Krasniqin, a e kuptuat dje se të...

Nga: P.R Më: 22 shtator 2022 Në ora: 20:29
Gani Geci

Dje u mbushën 24 vite që nga vrasja e Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, i cili u vra nga dora tradhtare më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë.

E përmes një postimi në facebook, ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe kryetarët e partisë Guxo, të cilët sipas tij nuk e thanë asnjë fjalë në 24 vjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit.

“E tani, a e kuptuat dje se të majtëve nuk ju hanë palla as për të gjallët, as për të vdekurit, e anës së djathtë thjeshtë ata vetëm votat e jua e e duhan dje në përvjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit, u pa kjartë as kush janë të majtit as një fjalë të vetme nuk e tha presidentja as edhe një fjalë të vetme nuk e tha Kryeministri,as edhe një fjalë të vetme nuk e than as ata dy kryetaret e Listës Guxo që kishe i thonë veti guxumtar, as një fjalë të vetme nuk e tha askush”, ka shkruar Gani Geci, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

dua t’i them nja dy fjalë për Ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqin.

Po dua t’ua përkujtoj të gjithë atyre që ishin në LDK, por tani lobojnë dhe votojnë në partitë tjera të majta dhe një thetër kishe e djathtë.

Pra, ju keni shkuar keni lobuar e votuar për të majtët.

Ok po themi se keni pasur të drejt sepse pushtetarët PDK -LDK -AAK paskan vjedhë, plaçkitë qe 22 vjet.

E mirë!

E tani, a e kuptuat dje se të majtëve nuk ju hanë palla as për të gjallët, as për të vdekurit, e anës së djathtë thjeshtë ata vetëm votat e jua e e duhan dje në përvjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit, u pa kjartë as kush janë të majtit as një fjalë të vetme nuk e tha presidentja as edhe një fjalë të vetme nuk e tha Kryeministri,as edhe një fjalë të vetme nuk e than as ata dy kryetaret e Listës Guxo që kishe i thonë veti guxumtar, as një fjalë të vetme nuk e tha askush.

A e kuptuatJu, disa qe o thoni vetes Rugovista se ishit të mashtruarar nga të majtët dhe se përveç LDK-së, të presidentit Rugova, nuk ju don askush tjetër.

A thua pse?

Sepse, të gjithë ata që kan orientime të majta prej Revilucionot te tetorit te vitit 1918 ne Rusi ishin dhe jan kunder te djathtve ishin dhe jaa anti-institucioneve të presidentit Rugova.

Ku jeni tani ju disa që ishit në Ministrinë e Ahmet Krasniqit? Besa edhe paga keni marrë nga ajo ministri, duke nejt në Tiranë dhe quditrisht aty në Tiranë te majtet e vraran ministri e vran hajnat që thirreshin në emrin dhe emblem e UÇK-së..

Që dy vjet i shani të “djathtet “ e verrtet keni dasht me i qorru sytë për të majtit dhe që dy ditë nuk e folet asnjë fjalë per ministrin e juaj.

Athua kur shikoheni ne pasqyrë, a e shihni fytyren e juaj dhe si ju duket ajo?

Pasha ni Zoti unë Ahmet Krasniqin as nuk e kam pas dajë, as tezak, as vëlla, as presidentin Rugova as farë as fis nuk e kam pasur, as kurrë prej tij nuk kam marrrur pagë prej asnjerit por unë i kam mbrojt dhe njoftë institucionet e Republikes së Kosovës të derivuara nga Kushtetuta e Kaçanikut deri në momentin kur ajo Kushtetutë u zëvëndësua me Kushtetutën e Republikës së Kosovës së pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat