Kryetarja e Graçanicës i dorëzoi certifikatë falënderimi kriminelit në arrati Milan Radojçiq

Aktuale

Kryetarja e Graçanicës i dorëzoi certifikatë falënderimi kriminelit në arrati Milan Radojçiq

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Me rastin e Ditës së Komunës së Graçanicës mbrëmë është mbajtur akademi ceremoniale, ku veç tjera janë ndarë edhe mirënjohje të ndryshme.

Përveç zyrtarëve vendorë dhe përfaqësuesve të tjerë të jetës shoqërore dhe politike në Kosovë, në Akademi morën pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe mysafirë të shumtë nga Beogradi, Subotica, Sombori, Sokobanja dhe Novi Sadi dhe Mali i Zi. 

Kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Shubariq, në fjalën e saj theksoi se kryesia komunale në periudhën e kaluar është munduar që siç tha ajo të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve, por gjithashtu ka thënë se ka ende shumë për të bërë.

Për kontribut të jashtëzakonshëm në kulturë, ajo i ndau një çmim Shkollës së Baletit nga Graçanica, për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shëndetësisë gjinekologut të spitalit të Graçanicës Dr. Milan Gjorgjeviq nga Graçanica, për kontribut në zhvillimin e ekonomi sipërmarrësit Kranislav Pereniq nga Dobrotini, për përkrahje afatgjatë institucionale përmes projekteve të ndryshme ministrit për Komunitete dhe kthimit të Goran Rakiqit.

Ajo ia dorëzoi edhe letrën falënderuese nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili nuk mori pjesë në akademinë ceremoniale, por në vend të kësaj letrën falënderuese e mori përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Përndryshe, Radoiçiq, është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviq, derisa është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndaj tij institucionet kosovare kanë lëshuar një urdhër arrest për rastin ‘Brezovica’.

Radoiçiq ishte ndaluar në shkurt, pikën kufitare në Bërnjak derisa po tentonte të futej në Kosovë, por që i kishte ikur Policisë së Kosovës, për çka lidhur me ikjen e tij IPK pati suspenduar tre zyrtarë policorë që ishin në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat