​Osmani: Serbia po përpiqet të shkaktojë destabilizim përmes strukturave ilegale në veri

Aktuale

​Osmani: Serbia po përpiqet të shkaktojë destabilizim përmes strukturave ilegale në veri

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 10:30
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga zv.kryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, njëherësh ministre e Jashtme dhe e Diasporës, ka takuar shefen e Misionit të SHBA-ve, në New York, Linda Thomas-Greenfield, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në rajon e më gjerë, si dhe pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadoren Greenfield për mbështetjen dhe ka theksuar se partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i rëndësisë strategjike. Ambasadorja Thomas-Greenfield shprehu mirënjohje për angazhimin e Kosovës në Samitin për Demokraci dhe partneritetin e dëshmuar me qëndrimin e saj me rastin e luftës në Ukrainë dhe pritjes se refugjatëve afganë. Presidentja Osmani ka falënderuar për mbështetjen e palëkundur për Kosovën nga ana e SHBA-ve dhe presidentit Biden, të cilin e ka takuar dy ditë më parë.

Sipas njw komunikate tw Presidencws, një pjesë e takimit iu kushtua dialogut me Serbinë, ku Osmani theksoi se Kosova është plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të dialogut. Duke cituar qëndrimin e presidentit Biden, ajo ka potencuar se dialogu me Serbinë duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.

Sipas presidentes, Serbia po përpiqet ta bllokojë përparimin në dialog nëpërmjet obstruksionit, ndaj në këtë kontekst ka përmendur se pala serbe ka ngecur në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, ka bllokuar marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë dhe po përpiqet të shkaktojë destabilizim përmes strukturave ilegale në veri të vendit.

Të dy bashkëbisedueset janë pajtuar se është koha që t'i jepet fund Misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat