Avdullah Hoti me kritika: Qeveria s’i ka zbatuar projektet e veta kapitale dhe i ka penguar komunat për të kryer projekte

Aktuale

Avdullah Hoti me kritika: Qeveria s’i ka zbatuar projektet e veta kapitale dhe i ka penguar komunat për të kryer projekte

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 14:21
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se qeveria i ka penguar komunat për të bërë investime kapitale në dy mënyra.

Hoti ka shkruar në Facebook se Ministria e Financave ua ka vonuar me muaj bartjen e mjeteve komunave.

“Kërkesat e komunave për bartje dhe ridestinim të mjeteve vetanake kanë pritur me muaj për miratim nga Ministria e Financave, duke humbur muajt e verës kur është koha optimale për kryerjen e projekteve kapitale. Kur janë miratuar kërkesat, është bërë tepër vonë për të kryer procedurat e prokurimit dhe zbatuar ato projekte brenda vitit. Sipas ligjit, është e drejtë ekskluzive e komunave për të vendosur se për çfarë do t’i përdorin të hyrat vetanake. Kërkesat për bartje të të hyrave vetanake miratohen sipas procedurave formale ligjore dhe nuk i nënshtrohen diskrecionit të Ministrit të Financave”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se qeveria e ka mbajtur të bllokuar OSHP-në duke bllokuar kështu edhe projektet kapitale.

“Qeveria e ka mbajtur të bllokuar shumë gjatë Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke bllokuar shumë projekte kapitale për të cilat ka pasur ankesa. Kjo e ka vonuar edhe më tutje zbatimin e projekteve kapitale qendrore dhe lokale”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat