Kllokoqi: S’kam njohur njeri më profesionist dhe më të drejtë se Beqaj

Aktuale

Kllokoqi: S’kam njohur njeri më profesionist dhe më të drejtë se Beqaj

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 12:29
Belul Beqaj

Kameramani dhe fotoreporteri Sylejman Kllokoqi është shprehur thellësisht i prekur nda vdekja e profesorit Belul Beqaj.

Ai tha se e ka vështirë “të kapërdij faktin se Luli ynë nuk do të jetë më me ne”.

“Jam thellësisht i prekur nga lajmi tronditës për vdekjen e Mikut tim të Madh Behlul Beqaj, me të cilin kam një jetë njohje dhe miqësie. E kam fort të zorshme te kapërdij faktin se Luli ynë nuk do të jetë më me ne, me sinqeritetin, vullnetin dhe temperamentin e tij”, shkroi Kllokoqi.

Ai tha se Beqaj ishte njeriu më profesionist dhe më i drejtë që e ka njohur.

“Ne jetë time nuk kam njohur njeri me të hapur më profesionist dhe me të drejt se Lulin. Ai nuk ka bërë asnjeherë kompromis me të vertetat dhe bindjet e tij. Jetoj ndershem dhe me kokën lart shkoj nga kjo botë”.

“Ngushëllimet me të thella Familjes, të afërmeve dhe miqve të përbashkët!Jemi krenar që patēm një mik si Lulin dhe kujtimin për tē do ta ruajmë gjithmonë!”, ka shkruar Kllokoqi.

Familjarët njoftuan sot për vdekjen e profesorit Belul Beqaj. Varrimi i tij, siç u bë e ditur, do të bëhet sot në orën 13:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat