I quajti “Sindikalistë të PAN-it”, Ymeri i kundërpërgjigjet Kurtit: Qeverisë Haradinaj i kemi bërë tre javë grevë

Aktuale

I quajti “Sindikalistë të PAN-it”, Ymeri i kundërpërgjigjet Kurtit: Qeverisë Haradinaj i kemi bërë tre javë grevë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 13:21
Ymer Ymeri dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot gjatë një prononcimi për media tha se sindikalistët që po bëjnë grevë i takojnë PAN-it.

Kurti tha se ata kanë inati antiqeveritar.

E shefit të qeverisë iu kundërpërgjigj numri dy i SBASHK-ut.

Ymer Ymeri tha për Klankosova.tv se sindikalistët i kishin bërë grevë edhe qeverisë së PAN-it kur udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

“Sindikatat i kanë 25 mijë anëtarë. Tash ai se di si ka mundur t’i quajë “Sindikalistë të PAN-it” kur ne për tre javë i kemi bërë grevë edhe Qeverisë së PAN-it që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat