“Ke kapërcyer çdo kufi! Boll ma!”, Ramush Haradinaj vazhdon ‘kërcënimin’: Albin jep dorëheqje, ose...

Aktuale

“Ke kapërcyer çdo kufi! Boll ma!”, Ramush Haradinaj vazhdon ‘kërcënimin’: Albin jep dorëheqje, ose...

Nga: N. Sh. Më: 25 shtator 2022 Në ora: 19:13
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deputet aktual në Kuvendin e Kosovës, po kërkon dorëheqjen e kryeminsitrit Albin Kurti.

Haradinaj përmes një postimi në facebook, kërkon nga Kurti që të ndalë grevën në arsim, ose të jap dorëheqje.

“Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti!

Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura njē muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë!”, shkruan Haradinaj.

Kreu i AAK-së, thotë se, debati që Kurti e ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së tij.

“Sindikatat mund të jenë aty për t'ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër!”, shkruan Haradinaj.

Ai pyet Kurtin se kush është ai që po i lë fëmijët në rrugë.

Haradinaj tutje shkruan me tone kërcënuese, ku i drejtohet Kurtit se ka kapërcyes çdo kufi.

“Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t'i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde!

Shkarkoje që sonte ministren e arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi!

Boll ma!”, shkruan Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat