“Ata ta shkarkojnë Ramushin, e pastaj të kërkojnë shkarkimin tim nga Albini”, Feraj iu kundërpërgjigjet zyrtarëve të AAK-së

Aktuale

“Ata ta shkarkojnë Ramushin, e pastaj të kërkojnë shkarkimin tim nga Albini”, Feraj iu kundërpërgjigjet zyrtarëve të AAK-së

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 00:09
Hysamedin Feraj

Hysamedin Feraj – Këshilltar i Kryeministrit Kurti, i është përgjigjur njerëzve të AAK-së, që kanë bërë thirrje të shkarkohet nga posit që e mban në qeveri.

Feraj në Prime Time, duke qeshur e ka quajtur këtë pyetje budallaqe, teksa u ka thënë atyre fillimisht ta shkarkojnë liderin e tyre.

““Unë do t’ju thosha se nëse kjo pyetje është budallaqe ata ta shkarkojnë Ramushin, ata që janë afër Ramushit e pastaj të kërkojnë shkarkimin tim nga Albin Kurti”, ka thënë ai.

Feraj po ashtu ka thënë së që nga viti 1979 ka filluar t’i dalë zot vendit me çështje kombëtare, madje edhe para kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Feraj tha se Kurtin e mbrojti nga deklarata e Haradinajt si bashkëluftëtar i shtetndërtimit

“Nuk kam filluar t’i dalë zot vendit me z.Kurtin. E kam filluar shumë para Ramushit, që nga 1979. E vazhdojë në Kosovë e në Shqipëri. Është çështje që e kam bërë tërë jetën. Unë kam qenë në mërgatë, në Kosovë, në Shqipëri. Kurtin po e mbrojë si bashkëluftëtarë në çështjen e shtet ndërtimit të Kosovës”, tha Feraj 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat