E thotë kryeministri Kurti: Asnjëherë nuk kam shtrënguar duart me Vuçiqin

Aktuale

E thotë kryeministri Kurti: Asnjëherë nuk kam shtrënguar duart me Vuçiqin

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 17:50
Foto nga takimi ne Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën zvicerane “Republik”, ka folur dialogun me Serbinë dhe mundësinë e një konflikti me shtetin fqinj.

Kryeministri Kurti duke folur për dialogun, ka thënë se atmosfera gjatë takimeve me Vuçiqin në Bruksel është përmirësuar.

Por, i pyetur nëse kanë shtrënguar ndonjëherë duart me njëri-tjetrin, ai ka thënë: “Jo kurrë. Kjo për shkak se jemi takuar tre nga katër herë gjatë pandemisë dhe nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare”.

Ai gjithashtu ka thënë se NATO do të mbetet në Kosovë sepse Kosova dëshiron të anëtarësohet në NATO.

“Të dyja janë pjesë e historisë së njëri-tjetrit – dhe kështu do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen….”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat