Bajrami: Në mesin e grevistëve ka shumë që kanë votuar për VV-në, kjo betejë nuk ka fitues

Aktuale

Bajrami: Në mesin e grevistëve ka shumë që kanë votuar për VV-në, kjo betejë nuk ka fitues

Nga: M.L. Më: 27 shtator 2022 Në ora: 20:02
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,Hykmete Bajrami konsideron se në betejën ndërmjet SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, nuk ka fitues por vetëm humbës.

Deputetja Bajrami, në një postim në Facebook, ka thënë se ministrja e arsimit është dashur të komunikojë me mësuesit që nga fillimi i grevës për të parë se ku qëndron problemi.

“Për ju që besoni se Rrahman Jasharaj dhe SBASHK-u janë të ndikuar politikisht, është dashur me i kërku ministres së arsimit znj. Nagavci që nga 25 gushti e deri me sot me taku secilin mësimdhënës në Kosovë, duke e vizituar çdo shkollë e çerdhe dhe me pa se ku qëndron problemi”, shkroi Bajrajmi.

Ajo tha se në mesin e grevistëve ka edhe votues të VV-së, duke theksuar se injorimi i grevës është injorim ndaj 318 mijë fëmijëve.

Mos harroni se në mesin e atyre që janë në grevë, ka shumë që në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar për VV-në.

Injorimi i grevës është injorim ndaj 318 mijë fëmijëve.

Por ta dini që të gjithë ju që po akuzoni SBASHKU-n dhe s'po kërkoni angazhim maksimal nga Qeveria jeni duke i kontribu grevës.

Ne të gjithë duhet të bëjmë presion që këto dy palë të ulën në një tavolinë dhe të mos largohen nga aty pa gjetur një zgjidhje.

Kjo betëjë nuk ka fitues, ka vetëm humbës.

Mos të humbin më shumë!”,përfundoi deputetja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat