Plagosi 44-vjeçarin në Lushnjë, identifikohet pas 5 muajsh autori i atentatit të dështuar me silenciator

Aktuale

Plagosi 44-vjeçarin në Lushnjë, identifikohet pas 5 muajsh autori i atentatit të dështuar me silenciator

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Më 20 prill të këtij viti një 44-vjeçar ra pre e një atentati në Lushnjë, teksa po pinte kafe në një lokal.

Kujtim Meta u qëllua me dy plumba në bark në afërsi të stacionit të trenit.

Në vendin e ngjarjes ka qenë vetëm pronari i lokalit, i cili asokohe deklaroi se atentatori mbante të veshur një maskë të zezë në kokë, ndërsa është ndihmuar nga një person tjetër për t'u larguar me makinë nga vendi i ngjarjes.

Sot pas 5 muajsh, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i plagosjes 26 vjeçarin, Dorian Shurdhi.

Ky i fundit akuzohet se tentoi të ekzekutonte Kujtim Metën duke përdorur një armë me silenciator dhe duke qëlluar 8 herë drejt tij.

Njoftimi i Plotë:

Lushnjë

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnjë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. M.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar, Dorian Shurdhi.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 20.04.2022, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Kujtim Meta, 44 vjeç.

Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe provave të grumbulluara në lidhje me këtë ngjarje, u bë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u shpall në kërkim.

Për 29-vjeçarin, pas identifikimit nga ana e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Vijon puna për kapjen e shtetasit D. Sh. dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat