Kryeinspektori Ylber Topalli reagon për herë të parë pas pezullimit: Kjo që po ndodh është një padrejtësi

Aktuale

Kryeinspektori Ylber Topalli reagon për herë të parë pas pezullimit: Kjo që po ndodh është një padrejtësi

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 22:37
Ylber Topalli

Për shkak të pretendimeve për shkeljet e rënda procedurale të cilat ndërlidhen me rastin e Astrit Deharit, Ministria e Drejtësisë ka marrë vendim për pezullimin nga puna të kryeinspektorit të Inspektoratit, Ylber Topalli.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Flamur Pireva, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se me këtë konstatimet e gjetjeve të Raportit i kanë proceduar edhe në Prokurori të Shtetit.

Në lidhje me këtë vendim të Minstrisë së Drejtësisë ka reaguar Topalli i cili ka thënë se kjo që ka ndodhur është një padrejtësi ndaj tij.

“Kjo që po ndodh është një padrejtësi dhe unë besoj fuqishëm se e drejta triumfon dhe është në anën time”, ka reaguar shkurt Ylber Topalli.

Ndryshe, më 22 shtator, Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka pezulluar dy zyrtarët e saj, Burim Buleshkaj dhe Destan Zogaj, për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat