Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Francës, Olivier Guérot

Aktuale

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Francës, Olivier Guérot

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 17:58
Pamje nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, të cilit i ka uruar mirëseardhje.

Osmani ka falënderuar shtetin e Francës që pas bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e Republikës së Kosovës erdhi në përfundim të përkrahjes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë drejtim, Osmani ka vlerësuar lartë intensifikimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës, për të cilat ka shfaqur besim që do të vazhdojnë të thellohen edhe gjatë mandatit të ambasadorit Guérot.

Siç njoftohet, në takim është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë.

Presidentja ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë në vijë të njëjtë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, duke shprehur se institucionet tona vazhdojnë të jenë plotësisht të përkushtuara në rrugëtimin euroatlantik.

Tutje, Osmani ka potencuar edhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut, duke theksuar se vendi ynë është mishërim i vlerave, të cilat i përfaqëson ky institucion.

Osmani dhe ambasadori Guérot në takim kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve në sfera të ndryshme, përfshirë tregtinë, arsimin, kulturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat