Sqaron Agusholli: Nuk jam distancuar nga LVV, përdora ulëset që ishin të lira në Kuvend për qasje më të lehtë në bufe

Aktuale

Sqaron Agusholli: Nuk jam distancuar nga LVV, përdora ulëset që ishin të lira në Kuvend për qasje më të lehtë në bufe

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 18:21
Kuvendi i Kosovës

Gjatë seancës plenare të së enjtes dy deputetët e LVV-së Gramos Agusholli dhe Eman Rrahmani janë ulur në anën e majtë të Kuvendit të Kosovës aty ku në bazë të protokollit e kanë vendin deputetët e opozitës, përkatësisht partisë së tretë dhe të katërt të renditura nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Një lëvizje e tillë e deputetëve ngjalli dyshime në lidhje me raportet e tyre me LVV-në.

Mirëpo vet Agusholli ka mohuar të ketë ndonjë distancim nga LVV.

“Sa i përket fotos që ka dalë mund t’iu them se nuk ka asgjë të vërtetë nga lajmet që kanë dalë. Distancë në LVV nuk ka pas asnjëherë, që të rritet ajo. Thjesht, shpesh gjatë seancave i përdorim ato ulëse që janë të lira, që askush nuk i përdorë zakonisht, dhe ulemi që me pas qasje më të lehtë që me dalë në bufe apo çfarëdo koftë ajo”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Agusholli dhe Rrahmani bashkë me disa deputetë të tjerë të LVV-së kanë votuar kundër Projekt-Kodit civil në Kuvendin e Kosovës duke pamundësuar procedimin e mëtejmë.

Një qëndrim i tillë është interpretuar si përçarje brenda grupit të LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat