Latifi: Më 1991 kam thënë nëse s’kthehem në Kosovë mos më numëroni për të gjallë

Aktuale

Latifi: Më 1991 kam thënë nëse s’kthehem në Kosovë mos më numëroni për të gjallë

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 18:39
Rifat Latifi 

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka folur edhe për ftesën që ka marrë nga kryeministri Albin Kurti për të ardhur në Kosovë dhe për të shërbyer si ministër.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se pse u kthyet në Kosovë, Latifi ka rikujtuar një intervistë të vitit 1991 të dhënë për Milazim Kransiqin në revistën “Fjala”.

Ministri ka thënë se atë kohë në pyetjen e fundit ishte përgjigjur se nëse nuk kthehem në Kosovë “mos më numëroni ndër të gjallë”.

Ai ka thënë se i mban fjalët.

“Në vitin 1991, një mik i imi e ka bërë një intervistë me mua në Fjala. Në pyetjen e fundit thotë a do të ktheheni në Kosovë. Unë kam shkruar Po, nëse nuk kthehem, mos më numëroni ndër të gjallë. Dhe unë i mbaj fjalët”, ka thënë ministri Latifi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat