Haxhiu, PDK: Mjekët po ikin nga sektori publik në privat për shkak të pagës

Aktuale

Haxhiu, PDK: Mjekët po ikin nga sektori publik në privat për shkak të pagës

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 19:10
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka folur për gjendjen në sektorin e shëndetësisë si dhe largimin e mjekëve nga vendi.

Haxhiu tha se mjekët sot jo vetëm që po largohen për në vendet tjera, por sipas tij, po largohen nga sektori publik në atë privat. Kjo sipas tij, për shkak të kushteve dhe pagës.

“Mjekët sot që po ikin jo vetëm jashtë vendit, por nga sektori publik në sektorin privat, për shkak të kushteve dhe të pagës”, deklaroi ai.

Po ashtu, Haxhiu thotë se vetëm këtë vit 10 anesteziologë janë larguar nga sektori publik në atë privat dhe jashtë vendit.

“Vetëm këtë vit 10 anesteziologë prej sektorit publik kanë ikur në sektorin privat dhe jashtë vendit. Ministri le të më tregojë si do t’i mbajë këta 47 dhe 40 tjerë që janë në specializim. Sepse prej atyre 40 specializantëve, 8 kanë ikur jashtë vendit. Në duhet t’u krijojmë kushtet atyre që të qëndrojnë në Kosovë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat