Ish-ministrja e integrimit thotë se më 13 tetor nuk do të ketë vendim për liberalizim

Aktuale

Ish-ministrja e integrimit thotë se më 13 tetor nuk do të ketë vendim për liberalizim

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 19:31
Mimoza Ahmetaj

Ish-ministrja e Integrimit Evropian dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj, foli për temën e liberalizimit të vizave që pritet të diskutohet në takimin e Grupit Punues të Këshillit Evropian, i cili do të mblidhet më 13 tetor të këtij viti.

Ahmetaj tha se kjo datë assesi nuk do të jetë vendimtare për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Sipas ish-ministres së integrimit, fakti që kryediplomati çek, Jan Lipavsky takoi sot zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, nënkupton që ka kërkuar garanci nga Qeveria e Kosovës se do të jetë e gatshme për ta arritur marrëveshjen me Serbinë.

Sipas saj, ky garancion do u komentohej ministrave të shteteve anëtare të BE-së dhe më tutje do t’i hapte rrugë heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ajo çka unë pres me datën 13 tetor është që ministrat e brendshëm dhe ministrat e drejtësisë të shteteve anëtare pasi ta kenë këtë konfirmimin nga Qeveria e Kosovës do të mund të procedojnë më tutje për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Por assesi nuk do të jetë datë e cila do të jetë vendimtare, ky është një ndër hallkat apo zinxhirët vendimmarrës brenda Bashkimit Evropiajn e cila  më tutje do të vazhdojë në institucionet tjera”, tha ajo.

Ajo tutje në emisionin “Ditari” tha se nga ky takim është e rëndësishme të merret konfirmim final nga KE-ja.

“E rëndësishme është të merret konfirmimi final nga Këshilli Evropian dhe pjesa tjetër pastaj janë procedura teknike të cilat janë pak të rëndësishme”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat