Molliqaj thotë se nuk ka shans që Serbia ta njoh Kosovën

Aktuale

Molliqaj thotë se nuk ka shans që Serbia ta njoh Kosovën

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 23:44
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdeokratike, Dardan Molliqaj foli për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai tha se tashmë nuk është në pyetje normalizimi i marrëdhënieve në këtë dialog, por “normalizim i mosnjohjes”.

“Tashmë është e qartë, e ka pranuar krejt edhe kryeministri i Kosovës, ka lëvizë dialogu prej kornizës ku do të flitej kinse për njohjen mes Kosovës dhe Serbisë. Tash a din çka jemi duke fol? Normalizim të marrëdhënieve të plota që thonë është normalizim i mosnjohjes”, tha ai.

Molliqaj tha se korniza e re e dialogut Kosovë – Serbi është e qartë dhe  sipas tij nuk ka asnjë shans të ketë njohje.

“Edhe në letrën e përfaqësuesit të Macronit edhe të Kancelarit Gjerman, në të dy letrat nuk ka më njohje, është normalizimi i mosnjohjes. Korniza e re e dialogut tashmë është e qartë, para dy vitesh e kemi thënë këtë, edhe më parë ju kam thënë që nuk ka shans me pas njohje dhe nuk ka shan me pas ulëse në OKB. Ne jemi duke folur për të normalizuar mosnjohjen mes Kosovës dhe Serbisë çka është karrota këtu, karrota për neve është liberalizimi i vizave”, shtoi Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat