Rrahmani sqaron pse ai dhe Agusholli u ulën kah opozita në Kuvend

Aktuale

Rrahmani sqaron pse ai dhe Agusholli u ulën kah opozita në Kuvend

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 00:43
Eman Rrahmani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani sonte demantoi pretendimet se ai mund të largohet nga kjo parti.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Gramoz Agusholli në seancën e sotme janë ulur pas Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo në media u nënkuptua si një sinjal se ata mund të largohen nga partia e tyre.

Por, Rrahmani tha se nuk ka asnjë dyshim për një mundësi të tillë.

Ai theksoi se në atë pjesë ku është ulur sot gjatë seancës së Kuvendit nuk i përket asnjë grupi parlamentar.

“Fillimisht kjo pjesa ku jemi ulur unë dhe Gramosi nuk është pjesa ku ulen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Këto dy rreshta janë të lira, nuk janë të asnjë grupi parlamentar dhe zakonisht këtë e shfrytëzojnë të gjithë deputetët e të gjitha subjekteve partiake kur kemi diskutime me kolegë deputetë të cilët nuk jemi ulur afër me ulëse, i shfrytëzojmë si vende të lira. Kjo ndodh në secilën seancë, jo vetëm tash, ka ndodh që nga fillimi kur kemi filluar me qenë deputetë në Kuvendin e Republikë së Kosovës”, tha Rrahmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat