“Ishim aty kur u arrestua Beqiraj”, kompania pret vërtetimin e rastit për t’ia shkëputur kontratën

Aktuale

“Ishim aty kur u arrestua Beqiraj”, kompania pret vërtetimin e rastit për t’ia shkëputur kontratën

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 21:19
Flori Beqiraj

Flori Beqiraj, i cili është i dyshuar për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi, është punëtor i Kompanisë së Sigurimeve Eurosig.

Këta të fundit, deklarojnë se sapo të zbardhet rasti, do të marrin hapat e nevojshëm.

Drejtori i kompanisë në Pejë, Bujar Hysenaj tha se kanë qenë aty kur ka ndodhur arrestimi i Beqirajt, por se nuk ishin në dijeni se për çfarë bëhet fjalë.

I pyetur se nëse i njëjti vazhdon të punojë ende aty, Hysenaj na tha se nëse vërtetohet se i dyshuari ka kryer veprën e sulmit seksual, do t’i shkëputet kontrata.

“Vallahin në dijeni jemi, dhe kemi qenë aty, ka ardhë policia e ka marrë. E kemi marrë vesh prej portaleve çka është puna, se nuk e kemi ditë. Ai djal nuk ka dhënë diçka, si me thënë, që bon asi gjëra. Puntor i jemi u kon, unë jom Bujar Hyseni, drejtor i kompanisë në Pejë. Nëse e ka bërë këtë rast, ai nuk vazhdon me punon ma me kompaninë, shkëputen gjanat, kontrata, prej të hënës. Tash po presim njëherë, zyrtarisht, çka po ndodhë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat