Ministri Mehaj: Ushtarakët tanë stërviten për të fituar betejën para se të hyjnë në të

Aktuale

Ministri Mehaj: Ushtarakët tanë stërviten për të fituar betejën para se të hyjnë në të

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 10:20
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, thotë se ushtarakët kosovarë stërviten për të fituar betejën para se të hyjnë në të.

Mehaj ka bërë të ditur se grupi i radhës i nënoficerëve ka përfunduar me sukses kursin në reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komuniki.

“Ushtarakët tanë stërviten vazhdimisht për të fituar betejën para se të hyjnë në të.

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, grupi i radhës së nënoficerëve ka përfunduar me sukses të lartë kursin në lidership luftarak, reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komunikim” ka shkruar Mehaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat