Demonstratat e 1 tetorit 1997, gruaja e ish rektorit Statovci tregon se çka i tha bashkëshorti i saj para se të dilte nga shtëpia

Aktuale

Demonstratat e 1 tetorit 1997, gruaja e ish rektorit Statovci tregon se çka i tha bashkëshorti i saj para se të dilte nga shtëpia

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 11:26
Drita Statovci dhe Albin Kurti

Drita Statovci, bashkëshortja e rektorit të ndjerë, Ejup Statovci, sot me rastin e 25 vjetorit të demonstratave të 1 tetorit 1997 ka treguar momentet e asaj dite, para se të dilte nga shtëpia bashkëshorti i saj, për të ju bashkangjitur grupit të studentëve në demonstratë. 

Drita Statovci para se të fliste nën prezencën e ish tre studentëve të vitit 1997, Albin Kurti, Bujar Dugolli dhe Driton Lajçit, të cilët ishin krahë për krahë me bashkëshortit e saj, Ejup Statovcin tha se nëse i del ndonjë lot e fryma i ndalet, ta falin.

Ajo tutje tregoi se Ejup Statovci para se të dilte nga shtëpia i kishte thënë se donte t’i mbronte studentët e të qëndronte me ta.

“Po më vjen keq por në këto raste e kam shumë të vështirë me fol, nëse me del ndonjë lot e më ndalet fryma më falni. Vetëm mund të ju them faleminderit për respektin që po e bëni, po respektohet profesori Ejup Statovci, rektor historik si po i thoni, rektor i rezistencës, të gjitha këto qëndrojnë, por më kryesorja se e respektojmë veten, ndërtojmë traditë, ndërtojmë histori dhe këto janë momente të pashlyeshme të cilat vazhdojnë dhe më tutje dhe ndërtojnë vazhdimisht traditën. Ai jo vetëm që…dikush thotë u bashkëngjit, dikush thotë punoi, dikush thotë u pajtu, unë them një se ‘pa atë dhe protesta do të ishin ndryshe. Me të studentët kanë qenë ndryshe’, sepse ditën që ai doli në demonstrata sepse ne në një shtëpi, i kisha fëmijët dhe të gjithë aty ‘unë jam aty, e  din ku jam. Jo që dua t’i përkrahi, por dua t’i mbrojë studentët’”, tha ajo.

Ndryshe, sot janë bërë 25 nga vjet nga demonstrata studentore e vitit 1997, të cilat lëvizën situatën politike të viteve 90-ta, demonstratë kjo që i printe ish rektori i UP-së, tashmë i ndjerë, Ejup Statovci

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat