Haradinaj: Jemi me fat që presidenti amerikan është i lidhur ne shqiptarët

Aktuale

Haradinaj: Jemi me fat që presidenti amerikan është i lidhur ne shqiptarët

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 15:44
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në vazhdën e takimeve me qytetarë të Kosovës, sot ka bashkëbiseduar me ata të Pejës.

Haradinaj ka thënë në Pejë se jemi me fat që Presidenti i ShBA-ve është i lidhur fort me Ballkanin dhe me shqiptarët.

“Jemi me fat që situata gjeopolitike është në favorin tonë e në SHBA e kemi një president të lidhur fort me Ballkanin dhe shqiptarët. Këto janë disa arsye që dialogu për normalizimin e plotë dhe njohjen reciproke, duhet të dinamizohet dhe të përfundojë sa më parë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës me mosmiratimin e Ligjit të Pagave po i varfëron qytetarët e Kosovës.

“Me qytetarët e nderuar të Pejës, bashkëbiseduam edhe për zhvillimet e tjera në vend dhe dëgjova me kujdes shqetësimet e tyre. Qeveria e Kosovës me mosmiratimin e Ligjit të Pagave dhe mospagesën e pagave me rritje sipas inflacionit, po i varfëron qytetarët. Krahas krizës ekonomike dhe energjetike, ky është shqetësimi kryesor i qytetarëve në mbarë vendin”, ka përfunduar Haradinaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat