Kryeministri Kurti priti në takim familjarët e dr. Shpëtim Robaj

Aktuale

Kryeministri Kurti priti në takim familjarët e dr. Shpëtim Robaj

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 22:29
Pamje nga takimi

Në 24- vjetorin e rënies në krye të detyrës së mjekut hero, dr. Shpëtim Robaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim familjen Robaj.

Në takim u rikujtua jeta dhe vepra e mjekut Shpëtim Robaj, që ra mes Abrisë dhe Likocit më 30 shtator të vitit 1998, duke shkuar në ndihmë të të plagosurve të masakrës në Abri të Drenicës.

Kryeministri Kurti e vlerësoi doktor Shpëtimin, mjekun e luftëtarëve, si humanist dhe atdhetar të madh.

Në takim ishin të pranishëm: znj. Hyrije Robaj, e ëma e dr. Robaj, së bashku me znj. Firdes Robaj, bashkëshortja e dr. Robaj, së bashku me djalin Memli, me bashkëshorten Artë dhe djalin Shpëtim, si dhe znj. Afërdita Vllasolli, motra e dr. Shpëtimit.

Image
Pamje nga takimi
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat