Nagavci jep lajmin: Shumë shpejt do të hapet konkursi për rekrutimin e 20 inspektorëve të arsimit

Aktuale

Nagavci jep lajmin: Shumë shpejt do të hapet konkursi për rekrutimin e 20 inspektorëve të arsimit

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 12:08
Arbërie Nagavci

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inocavionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se në mbledhjen e 99-të të Qeverisë së Kosovës është votuar komisioni intervistues për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe sipas saj shumë shpejt do të hapet konkursi.

Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët kanë mbuluar tërë Republikën e Kosovës.

“Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit. Me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojmë: 

Të sigurojmë cilësi në arsim;

Të jemi me afër problemeve në shkolla;

Të kemi më shumë mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore;

Të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat