Avdyli: Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, por pagat duhet të paguhen

Aktuale

Avdyli: Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, por pagat duhet të paguhen

Nga: A.SH Më: 3 tetor 2022 Në ora: 22:11
Haxhi Avdyli

Qeveria gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se nuk do të ekzekutohen pagat për grevistë, dhe kjo nxiti reagime të shumta.

Deputeti i Listës “Guxo” Haxhi Avdyli, ka reaguar në lidhje me këtë çështje.

Ai ka thënë se greva shihet se ka pasur prapvijë politike, por që përkundër kësaj duhet të bëhet ekzekutimin i pagave.

Ai thotë se për hirë të arsimit, nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre, bëj thirrje për lëshimin e pagave.

Postimi në Facebook:

Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo , pjesë e grupit parlamentar të VV- së, pajtohem me konstatimin e koleges Jeta Statovci që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist.

Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udheheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kesaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen.

Për hirë të arsimit, nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe solidaritetit me njëri tjetrin, qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për lëshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë.

Le të mbetet mësim i mirë, për të gjithë ata që deshën të manipulojnë arsimtarët e nxënësit për agjenda politike që ti mbajnë duartë larg nga shkollat.

Por sot duhet të jemi me mirëqenjen e arsimtarëve e ndershëm. E që të tillë janë shumica absolute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat