U shkarkua nga pozita e ambasadorit, Gjergj Dedaj tregon çfarë veproi Prokuroria

Aktuale

U shkarkua nga pozita e ambasadorit, Gjergj Dedaj tregon çfarë veproi Prokuroria

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:41
Gjergj Dedaj

Gjergj Dedaj, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut i cili u shkarkua nga pozita e Ambasadorit, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se  Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pushuar hetimet ndaj tij.

Dedaj u shkarkua në maj të vitit 2021.

“Prokuroria Themelore e Prishtines, me aktevendim ka pushuar hetimet dhe ka hudhur poshte te gjitha spekulimet, pas shkarkimit tim brutal dhe te kunderligjshem nga pozita e Ambasadorit te Kosoves ne Maqedonine e Veriut, duke vendosur se: “Nuk ekziston dyshim i arsyeshem qe personi konkret ka kryer veper te tille penale”duke konstatuar se “duhet te pushohet hetimi, sepse nuk permbushen elementet e vepres penale, per te cilen eshte filluar hetimi dhe as ndonje veper tjeter penale e cila ndiqet sipas detyres zyrtare”, shkroi Dedaj.

Dedaj thotë se shkarkimi i tij nga Vjosa Osmani e Donika Gërvalla ishte skandaloz, brutal e i kundërligjshëm dhe se sipas tij zyrtarë brenda Ambasadëë në Shkup në bashkëpunim më zyrtarë të MPJD-së në Prishtinë kanë sajuar dhe shpifur kinse Dedaj ka keqpërdorur pozitën e tij.

“Dua te rikujtoj se pas shkarkimit skandaloz, brutal dhe te kunderligjshem, nga pozita e Ambasadorit te Kosoves ne Shkup, nga V.Osmani dhe D.Gervalla,duke keqeperdorur poziten dhe pushtetin per qellime nepotiste, revanshizmi dhe te diskreditimit tim, dyshoj se zyrtar te caktuar brenda Ambasades ne Shkup, ne bashkepunim me zyrtar te MPJD, ne Prishtine, kane sajuar dhe shpifur per gjoja keqeperdorimet te cilat une i kame bere pas shkarkimit duke perdorur tabelat diplomatike te makines sime private dhe familjare, te pasaportes dhe ID diplomatike si dhe te aparatit telefonik te dhene gratis nga A1 e RMV, te njejtin me kane detyruar t’a paguaj! Edhe tabelat e mija private, ID diplomatike dhe aparati i telefonit jane dhene nga Maqedonia e Veriut dhe nuk ishin prone e Kosoves”, shkroi ish-ambasadori.

Tutje ai njoftoi se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pushuar hetimet ndaj tij.

“Te gjitha keto insinuata dhe shpifje te qellimta jane bere ndaj meje, madje duke shperndare ne portale lajme te rreme, per te justifikuar shkarkimin e kunderligjshem dhe krimin ndaj meje. Falenderoj Prokurorine Themelore te Prishtines, e cila nuk ka rene nen ndikim politik, por ne menyre te paanshme, profesionale dhe te bazuar ne ligj, i ka hudhur poshte keto pretendime dhe me aktvendim ka pushuar hetimet”, përfundoi Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat