Ahmeti: Infacioni ka prekur edhe deputetët në byftek e salmon, arsimtarët në vaj

Aktuale

Ahmeti: Infacioni ka prekur edhe deputetët në byftek e salmon, arsimtarët në vaj

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 14:46
Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ditë më parë në Kuvendin e Kosovës tha se çmimet nuk janë rritur vetëm për arsimtarët.

Ahmeti ka tërhequr një paralele të çmimeve, kur bëhet fjalë për inflacionin, e ku ka pëmendur mësimdhënësit dhe deputetët.

Sipas tij, ngritja e çmimeve ka prekur edhe deputetët, por vetëm në byfteka e salmona, përderisa arsimtarët në vaj.

Reagimi i plotë:

Është e vërtetë që çmimet nuk janë rrit vetëm për mësimdhënësit, por edhe inflacioni nuk i ka prek të gjithë njejtë. Psh një deputeti ja ka hjek dy byfteka e një sallmon në muaj, por një mësimdhënësi ja ka hjek nja 2-3 litra vaj e 2-3 gradë ngrohje etj. E disave edhe bukën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat