Ngatërresa Qeveri-SBASHK, Baraliu jep “një zgjidhje të thjeshtë dhe të drejtë”

Aktuale

Ngatërresa Qeveri-SBASHK, Baraliu jep “një zgjidhje të thjeshtë dhe të drejtë”

Nga: A.Zh Më: 4 tetor 2022 Në ora: 15:17
Bleron Baraliu

Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu, ka thënë se Qeveria duhet t’ua japë grevistëve pagat e muajit shtator. Ai ka thënë se kjo duhet të bëhet nëse grevistët pranojnë obligimin të mbulojnë orët e humbura - gjysmën përmes orëve shtesë me nxënës, ndërsa gjysmën me trajnime të obligueshme, përcjell Bota sot.

Sipas analistit, nëse qeveria nuk është në gjendje të zgjidhë këtë çështje, ajo po dëshmon se është e paaftë për të udhëhequr shteti.

Reagimi i Baraliut në Facebook:

Ngatërresa mes pushtetit dhe sindikatave/mësuesve duhet të përfundojë me urgjencë. Diskursi negativ po kalon në urrejtje e çarje të thella në shoqërinë tonë. Përgjegjësia kryesore (gjithmonë) bie mbi qeverinë, pavarësisht cilët janë akterët pragmatikë e cilët jo...

Sa i përket pagës së Shtatorit, ja një zgjidhje e thjeshtë dhe e drejtë:

Mësuesit grevistë të paguhen nga shteti pa vonesë, por vetëm nëse pranojnë obligimin të mbulojnë orët e humbura - gjysmën përmes orëve shtesë me nxënës (në vikende, tutorim pas orarit etj), ndërsa gjysmën me trajnime të obligueshme (edhe ashtu më së të nevojshme).

Kemi nevojë për energji pozitive dhe bashkëpunim, jo kacafytje e pozicionime inatçore. Përndryshe, nëse qeveria nuk është në gjendje të zgjidhë këto probleme dhe kështu 'shtynë' mësuesit në grevë të sërishme, atëherë ajo dëshmon paaftesinë për të udhëheqë shtetin...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat