Llugaliu: “Porto Romano” iu kursen kohë dhe kosto bizneseve kosovare

Aktuale

Llugaliu: “Porto Romano” iu kursen kohë dhe kosto bizneseve kosovare

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 19:40
Dejtori i Doganave të Kosovës Agron Llugaliu

Ministri i Punës dhe i Transfereve Hekuran Murati, ka zhvilluar sot një vizitë në portin e Durrësit së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë Delina Ibrahimaj.

Të dy ministrat janë shoqëruar edhe nga drejtorët e Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli.

Drejtori Llugaliu në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse ndikon tek bizneset që të kursejnë kohë dhe kosto.

“Arazhmani që është bërë me lehtësira më të fundit bazohet në marrëveshjen e arritur mes dy qeverive tona në nëntorin e kaluar e cila është ratifikuar në dy parlamentet dhe ka karakter ligjor”.

“Arazhmani i tanishëm që është bërë i lehtësirave është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse konkretisht ndikon tek bizneset që të kursejnë kohë dhe kosto. Konsiderojmë se rreth 2 milionë me trendin aktual të qarkullimit në këtë port kursehen nga ky arazhman”.

“Dërgesat që vijnë në ‘Porto Romano’ dhe portin e Durrësit do të zhdoganohen këtu pa pasur nevojë për kosto të tilla – përveç një numri të vogël që iu nënshtrohen një procesi të kontrollit fizik”.

Sipas tij, deri më 1 shtator në këtë port është bërë vetëm evidentimi i dërgesave, ndërsa tani është i obligueshëm i tërë procesi i zhdoganimit.

“Deri me 1 shtator, në këtë pjesë është bërë vetëm evidentimi i dërgesave. Tani me procesin e tanishëm është i obligueshëm i tërë procesi i zhdoganimit. Kjo mundëson që dërgesat lirohen në qarkullim nga këtu porsa t’i përfundojnë procedurat e transitit në territorin e Republikës së Shqipërisë – nuk kanë nevojë të hyjnë nëpër terminale dhe të bëjnë pagesa shtesë”.

“Marrëveshja e parasheh që për interes të kompanive kosovare zbatohet ligji i Kosovës në këtë pjesë, është një far inkluzioni i territorit doganor për shkak se e gjithë pakoja ligjore që zbatohet në Kosovë, zbatohet edhe këtu”.

“Porti i thatë është një ide e zgjatimit të procedurave që ofrohen këtu në port të Durrësit që të behet në Prishtinë. Ne si nivel teknik kemi identifikuar që terminali në të cilin kanë filluar punimet në Vermicë, të jetë terminali që do të përdoret bashkërisht për të gjitha shkëmbimet tregtare që bëhen në mes të të dyja vendeve”.

“Do të vendosemi bashkërisht. Do të krijohet një rrugë e re që anashkalon ngarkesën e kufirit aktualisht ku është në mënyrë që të përdoret vetëm për automjetet e mallrave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat