Murati jep lajmin e fundit për pagat, tregon nëse do të dalin sot

Aktuale

Murati jep lajmin e fundit për pagat, tregon nëse do të dalin sot

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 12:45
Hekuran Murati

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk e ka ndërmend t’i ekzekutojë pagat e muajt shtator për grevistët, veçanërisht për mësimdhënësit.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka thënë për median se kush punon duhet të paguhet dhe se do ta respektojnë këtë obligim ligjor.

Murati: Kush punon duhet të paguhet, do ta respektojmë këtë obligim ligjor

“Sipas Ligjit, çka do që thotë ligji. Ligji thotë që, kush punon duhet të paguhet dhe patjetër që do ta respektojmë këtë obligim ligjor”, ka thënë shkurt ministri Murati.

Ndërsa, SBASHK-u i ka dhënë ultimatum qeverisë që deri sot në orën 16:00 t’i ekzekutojnë pagat për grevistët, ndryshe do të marrin masa tjetër edhe për rikthimin e grevës.

MAShTI dje ka njoftuar se i ka bërë edhe një propozim Ministrisë së Financave lidhur me çështjen e pagave për mësimdhënësit. Ministrja Arbërie Nagavci ka thënë se kanë propozuar “mundësinë e pagesës avans për muajin shtator” për mësimdhënësit, në rast se këta të fundit respektojnë vendimin e ri për kalendarin e vitit shkollor.

Punëtorët e arsimit ishin për 5 javë në grevë, që nga 25 gushti.

Kërkesa e tyre ishte shtesa prej 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Ndonëse Qeveria iu kishte ofruar nga 50 në muaj për këtë vit, ata nuk pranuan dhe duke pezulluar grevën deri në janar, pa marrëveshje me qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat