Mosekzekutimi i pagave, Tahiri: Skandaloze, qeveria shkeli dinjitetin e mësimdhënësve

Aktuale

Mosekzekutimi i pagave, Tahiri: Skandaloze, qeveria shkeli dinjitetin e mësimdhënësve

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 15:56
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reagua rreth mosekzekutimit të pagave për muajin shtator, duke thënë se me ndalimin e pagave, qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve.

Kështu ka deklaruar Tahiri nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shtuar se, ndalimi i pagave është cenim i drejtpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve.

“E padurueshme! Skandaloze! Me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve. Poashtu, ndalimi i pagave është cenim i drejtëpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve”, ka thënë Tahiri.

Përveç kësaj, deputeti i AAK-së, ka deklaruar edhe se ndalja e pagave në prag të dimrit është e pafalshme.

“Të premten e kemi ftuar për interpelancë ministrin Murati, por vazhdimi i kësaj gjendje edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo Qeveri! Në prag të dimrit t’i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme”, ka përfunduar Tahiri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat