Pacolli: Jam i ngopur me para, pozita e luks, por më duhet vetëm kjo gjë nga Kosova

Aktuale

Pacolli: Jam i ngopur me para, pozita e luks, por më duhet vetëm kjo gjë nga Kosova

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 5 tetor 2022 Në ora: 19:36
Behgjet Pacolli

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në një postim të tij në Facebook ka shkruar se nuk është në kërkim të pushtetit politik, duke u ndjerë i ngopur dhe i realizuar në jetë.

Tutje, Pacolli thotë se ‘nuk do të ndalem së punuari për Kosovën edhe pse më vjen keq që mua nuk mu dha asnjëherë mundësia të udhëheqi dhe të zhvilloj Kosovën në mënyrë dinjitoze që askush nuk e ka bërë deri më tani’.

Postimi i plotë:

Një gjë duhet kuptuar. Unë nuk jam në kërkim të pushtetit politik. Jam i ngopur dhe i realizuar në jetë. Jam i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale. Ato që i kam ëndërruar në jetë i kam realizuar. Nuk kam nevojë për xhipa dhe truproje në jetën time. Zoti është mbrojtja ime e vetme. Por unë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën edhe pse më vjen keq që mua nuk mu dha asnjëherë mundësia të udhëheqi dhe të zhvilloj Kosovën në mënyrë dinjitoze që askush nuk e ka bërë deri më tani. Po ashtu, nuk do të ndalem së ndihmuari njerëzit në nevojë. Ky jam unë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat