Florin Krasniqi: Kanë mujt mem vra, por s’kanë guxu se jam prej Dukagjinit

Aktuale

Florin Krasniqi: Kanë mujt mem vra, por s’kanë guxu se jam prej Dukagjinit

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 21:21
Florim Krasniqi

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqi, është shprehur se gjatë kohës kur ka qenë pjesë e partisë Vetëvendosje, edhe pse vet partia ka marrur kërcënime, ai e ka ditur se nuk është i rrezikuar për shkak të prejardhjes së tij dhe nënshtetësisë amerikane.

“Ka pas mundësi me m’vra se nuk jam i mbinatyrshëm por me m’vra mu u kon shumë problem. Se unë jam shtetas amerikan, kam familje shumë të gjanë e shumë të fortë, ma të fortat në Dukagjin, nashta ma të fortit edhe ata ishin njerz të atij mentalitetit tem, ata e kuptoj se mundesh me hi n’gjak me Sylevict e Vranovcit, se s’munesh me i përballu.”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka deklaruar se i vjen keq që ka kaluar aq shumë kohë me Albin Kurtin, pasi shqiptari nuk e prenë as armikun kur është me duar lidhë.

“Cka më bën të ndihem keq që kam aq shumë kohë me të, populli thojnë me i pre njerin me duar lidhë. Janë me duar lidhë, shqiptari nuk të prenë me duar lidhë. Ky ka një urrejtje ndaj krenarisë shqiptare, ndaj relacionit njerëzve me njerëz”, ka deklaruar ai ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat