Krasniqi: Jam angazhu me VV në kohën kur Kosova udhëhiqej nga banditat

Aktuale

Krasniqi: Jam angazhu me VV në kohën kur Kosova udhëhiqej nga banditat

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 21:30
Florim Krasniqi

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqi, ka folur për kohën dhe arsyen kur iu ka bashkuar partisë VV.

“Në të njëjtën kohë kur jam angazhu me VV me vetëdije të plotë jam angazhu për ndryshimin e relievit politik të Kosovë, në atë kohë ish aq i dëmtum prej bandave që udhëheqëshin shtetin, e kishin kap shtetin si pronë private.”,tha Krasniqi.

Tutje ai foli se në kohën kur ishin lider të tjerë, politika ka qenë në duar të personave që nuk e kanë ditur se cfarë është ushtria.

“Gjithmon sikur në luftë situata u kon dëshpruese edhe unë jom fut në angazhim për me ndihmu shtetin shqiptar të Kosovës prej një injoranti total, prej një njeri që ska pas as ide cka jon kalibrat e armëve, cka është armatimi, e cka osht ushtria, e kom bo të pamundshmen për atë kohë.”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat