Rexhaj i VV-së: Në takimet në Amerikë s’është vërejt kush është pozitë e opozitë, kemi qenë njëzëri

Aktuale

Rexhaj i VV-së: Në takimet në Amerikë s’është vërejt kush është pozitë e opozitë, kemi qenë njëzëri

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 23:46
Arbër Rexhaj

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka treguar për vizitën e tij bashkë me deputetët e tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rexhaj ka deklaruar se në takimet që i kanë zhvilluar atje kanë qenë të gjithë njëzëri, dhe nuk janë vërejt dallimet politike.

“Ajo se cka mund të them me përgjegjësi të plotë është se nuk është vërejt kush është pozitë e opozitë…përfaqësimi ka qenë dinjitoz, kemi diskutuar edhe për sulmet kibernetike, e shumë tema të tjera”, është shprehur ai.

Rexha tutje vlerësoi se SBASHK-u sabotoi me grevën pas një muaji privim nga mësimi, vetëm nga presioni publik.

‘Meqenëse ka kaluar një muaj, opinioni publik e ka shtyer realisht SBASHK-un që t’iu rikthehet shkollave. Presioni publik. Është bërë edhe e pakuptueshme, sepse sabotimi i shtetit qëe vie nga këto elemente, u kuptuan nga rrafshi publik dhe ata sabotuan. Një muaj grevë, e duke u thirr që s’ka dialog, e ministrja Nagavci dilke thonte se unë por s’po përafrohemi”, tha Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat