Rrahman Jasharajt i vjen një reagim i ashpër nga LVV: Kjo deklaratë është e papërgjegjshme!

Aktuale

Rrahman Jasharajt i vjen një reagim i ashpër nga LVV: Kjo deklaratë është e papërgjegjshme!

Nga: A.M Më: 6 tetor 2022 Në ora: 08:18
Rrahman Jasharaj (kryetari i SBASHK)

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt.

Reagimi erdhi pas deklaratës së Jasharajt se: “Sa t'ketë SBAShK, s'do të ketë testim të mësimdhënësëve”.

Sipas Zogianit, "pikëvështrim i shekullit të kaluar mbi edukimin i SBAShK-ut, ka me lënë pasoja të mëdha për Kosovën dhe mbase do ta paaftësojë sistemin kosovar të edukimit për tu përshtatur me shekullim XXI”, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

"Sa t'ketë SBAShK, s'do të ketë testim të mësimdhënësëve", thotë fosili edukativ i shekullit të kaluar, Rrahman Jasharaj!

Unë po them sa t'kenë rol në arsim njerëz të tillë, Kosova do të ngelet në shekullin e kaluar dhe prandaj, në fund të listës PISA!

Ky pikëvështrim i shekullit të kaluar mbi edukimin i SBAShK-ut, ka me lënë pasoja të mëdha për Kosovën dhe mbase do ta paaftësojë sistemin kosovar të edukimit për tu përshtatur me shekullim XXI.

Kjo deklaratë është e papërgjegjshme!

Institucionet moderne të edukimit zbatojnë koncepte të studimit e testimit të vazhdueshëm të mësimdhënësëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat