​Ish ministri Çeku raporton në lidhje me sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022

Aktuale

​Ish ministri Çeku raporton në lidhje me sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 11:41
Ethem Çeku

Ish Ministri i Energjisë dhe Minierave për periduhën 2006-2008, Ethem Çeku gjatë raportimit të Komisionit hetimor në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv e rregullator tha se sektori i energjise ka pasur shumë zhvillime dramatike dhe kemi mbetur i vetmi vend që pas çlirimit e këndej nuk kemi zhvilluar asnjë kapacitet, kemi stagnuar me themelimin e energjisë.

Çeku tha se të gjitha kompetencat në sektorin e energjisë në periudhën 2007 i ka pasur përfaqësuesi special i Kombeve tq Bashkuara dhe AKM-ja.

Ai tha se roli i tij si ministër i Energjisë dhe minerave në atë kohë ka qenë më shumë moral. Ndërsa, theksoi se gjatë mandatit të tij ishte ideja për ndërtimin e një termocentrali të ri por që ndaj këtij projekti u ngrit një fushatë e egër dhe më pas pati zgjedhje në vitin 2007. Më pas u ndërrua ideja për ndërtimin e këtyre kapaciteteve nga 1000 Mgë në 500 gjë që ndikoi në ikjen e katër konsorciumeve të mëdha për ndërtimin e ketij termocentrali.

Ai madje shtoi se nuk ka pasur rezistencë nga banorët e asaj ane kur ata kohë çdo ditë i kanë takuar pasi që plani ka qenë që banorët të zhvendosen.

Ish ministri Çeku tha se problemi kryesor ishte çka të bëjmë me Kosovën A, dhe se kishte ide që për Kosovën A të merret një bager i madh e të bëhet rrafsh sepse po e ndot mjedisin, por që këtë ide nuk e kanë mbështetur.

“Ne nuk e kemi mbështetur, edhe sot nuk e mbështes dhe është gabim që nuk i kemi rehabilituar dhe me 50 milionë mund të bëhej rehabilitimi i Kosovës A dhe të mos kishim sot këso telashesh”, tha ai.

Ish kryetari i Bordit të KEK-ut për peridhën 2006-2008 , Fatmir Rexhepi tha se nëse Ethem Çeku nuk ka arritur ta bëjë termocentralin C askush nuk do të mund ta ndërtojë atë.

Ai tha se fushata e egër e bërë nga shoqëria civile e ka penguar ndërtimin e këtij termocentrali.

“Besoj se në vitin 2008 ka mundur të bëhej tenderimi dhe me përfundu deri në 2015, 1000 megavat dhe pastaj pjesa tjetër dhe krejt kjo është bërë me qëllim qe Kosova të importojë energji. Kundërshtimi që e kemi pasur ka qenë shoqëror. Sorosi nuk ka kanë lënë gurë e dru kundër termocentraleve duke u thirrur se po ndotet ambienti. Kemi bërë shumë përpjekje e në të njëjtë kohë ndërtoheshin temermocentrale në Beograd dhe financimi i shoqërive civile që tani po del të jetë nga gaspromi e penguan ndërtimin. Pëgatitjet që ka bërë ministia në kohën e Ethem Çekut nëse ai nuk ka ndërtuar termocentral në Kosovë askush nuk do të mund ta ndërtoj. Nuk është dashur me pengu ndërtimin e termocentralit C. Sa i përket vendimmarrjes ka qenë kolegiale, kemi qenë katër anëtar dhe me votë”, theksoi ai.

Kurse, Agron Dida nga tha se projekti për ndërtimin e termocentralit C ka pas mbështetje ndërkombëtare.

“Banka boterore ka financiar mbëshrtjen sistemit energjetik në Kosovë në vlerë prej 15 milionë dollar. Për të mund të fillohet studimi i projektit të Kosovës C. Agjencia evropiane për rindërtim vetëm për shtim të mihjes së Sibovcit ka investuar 5 milionë euro”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat