Bislimi për mediumin polak: Në Kosovë s’ka pasur kurrë simpati për Rusinë, jemi populli më pro-amerikan në botë

Aktuale

Bislimi për mediumin polak: Në Kosovë s’ka pasur kurrë simpati për Rusinë, jemi populli më pro-amerikan në botë

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 17:14
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, thotë se në Kosovë nuk ka pasur kurrë simapti për Rusinë teksa shton kosovarët janë populli më pro-amerikan në botë.

“Ne mund të jemi kombi më pro-amerikan në botë. Ne u jemi mirënjohës amerikanëve që shpëtuan kosovarët në vitin 1999. Në të njëjtën kohë, qytetarët e Kosovës nuk i përkrahin veprimet e Rusisë, e cila qysh në fillim ishte kundër aspiratave të Kosovës”.

“Këtu nuk ka pasur kurrë simpati për Rusinë. Rusia nuk e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”, deklaroi Bislimi.

Bislimi, në një intervistë për radio “Wnet” në Poloni, thotë se marrëdhëniet e mira Kosovë-Amerikë janë bashkëpunim i përditshëm.

“Marrëdhëniet e mira të Kosovës me Amerikën nuk kufizohen vetëm në kujtime – bashkëpunimi vazhdon çdo ditë. Vitin e kaluar, 1,800 persona të zhvendosur afganë arritën në Kosovë. Gjithçka është bërë në marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës”, tha Bislimi për “Wnet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat