A e çoi Kurti Latifin në shtëpi me Komisionin për Shëndetësi që po e drejton vet

Aktuale

A e çoi Kurti Latifin në shtëpi me Komisionin për Shëndetësi që po e drejton vet

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 17:22
Arkiv/ Albin Kurti, Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tashmë ka dhënë dorëheqje. Kritikat e vazhdueshme për mospunë të ministrit së fundmi ishin intensifikuar. Kurti i krijoi një komision që vendosi ta udhëheqë vetë. Latifi, kur po e komentonte këtë komision, para dy javësh tha se “nesër mund të mos jem më ministër”.

Ndonëse pa një deklarim nga Qeveria, tashmë është konfirmuar se ministri Latifi ka hequr dorë nga pozita që mban, përmes një letre dërguar kryeministrit Albin Kurti.

Ministri Latifi më parë deklarohej optimist për punën e tij në një nga sektorët që konsiderohet nga më të rrënuarit në Kosovë. Kritikat ndaj tij nuk kanë pushuar prej kur ai nisi punën.

Së fundmi, Kurti kishte krijuar një Komision për Shëndetësi, të cili do të udhëhiqte vetë. Ministri Latifi e ka komentuar formimin e këtij komisioni, duke thënë se nesër ai mund të mos ishte më në krye të ministrisë.

“Unë sot jam ministër, nesër mund të mos jem, po ky komision i cilitdo ministri, i cilitdo kryeministri, duhet të vazhdojë të ekzistojë për shkak se e ndihmon shëndetësinë, sikurse kryeministri, Albin Kurti është udhëheqës i disa komisioneve tjera, kështu që absolutisht nuk është zbehje e funksionit tim, mendoj që është fuqizim i funksionit im”, deklaronte ai.

Ndërkaq, në letrën e dorëheqjes, ai ka shkruar se këtë vendim e ka marrë “pas shumë kohe reflektimi”.

Latifi është kritikuar se nuk po gjente zgjidhje për ta përmirësuar shëndetësinë kosovare.

Ministri që kishte ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës, komentohej për udhëtimet e shpeshta jashtë vendit, kryesisht private.

Latifi u emërua ministër në nëtor të 2021’s, pasi nga kjo pozitë u largua Arben Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat