Çfarë përmendi Latifi si arsye të dorëheqjes dhe çfarë porosie i la Kurtit

Aktuale

Çfarë përmendi Latifi si arsye të dorëheqjes dhe çfarë porosie i la Kurtit

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 17:48
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish- ministri Riftat Latifi

Rifat Latifi ka vendosur të heqë dorë nga pozita ministrit të Shëndetësisë. Në letrën që raportohet se Latifi ia ka dërguar Kryeministrit Kurti, thuhet se ai po jep dorëheqje “pas shumë reflektimesh”.

Kritikat ndaj ministrit të Shendëtësisë për mospunë u kurorëzuan me dorëheqjen e tij. Kësaj dorëheqje i parapriu krijimi i një Komisioni të Shëndetësisë, të cilin e udhëheq Kryeministri Albin Kurti.

Çka thotë Laitifi se e shtyu të dorëhiqet?

Në një letër të shkurtër, që Latifi raportohet t’ia ketë dërguar kryeministrit Kurti, thuhet se ai vendosi të largohet “me zhgënjim të thellë” dhe “pas shumë reflektimesh”.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time nga posti i Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës që nga sot më datën 6 tetor, 2022”, ka shkruar Latifi në letrën e dorëheqjes.

Latifi ia ka bashkëngjitur Kurtit të arriturat që thotë se i ka pasur përgjatë 10 muajve në detyrë dhe një përmbledhje të të gjeturave dhe sfidave të ballafaquara.

Ministri Latifi më parë deklarohej optimist për punën e tij në një nga sektorët që konsiderohet prej më të rrënuarve në Kosovë.

Së fundmi, Kurti kishte krijuar një Komision për Shëndetësi, të cilin do ta udhëhiqte vetë. Ministri Latifi e ka komentuar formimin e këtij komisioni, duke thënë se nesër ai mund të mos ishte më në krye të ministrisë.

“Unë sot jam ministër, nesër mund të mos jem, po ky komision i cilitdo ministri, i cilitdo kryeministri, duhet të vazhdojë të ekzistojë për shkak se e ndihmon shëndetësinë, sikurse kryeministri, Albin Kurti është udhëheqës i disa komisioneve tjera, kështu që absolutisht nuk është zbehje e funksionit tim, mendoj që është fuqizim i funksionit im”, deklaronte ai.

Ministri që kishte ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës, komentohej për udhëtimet e shpeshta jashtë vendit, kryesisht private.

Latifi u emërua ministër në nëtor të 2021’s, pasi nga kjo pozitë u largua Arben Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat