BE: Vonesat në zbatimin e Udhërrëfyesit për rrymën në veri janë për shkak të aspekteve teknike

Aktuale

BE: Vonesat në zbatimin e Udhërrëfyesit për rrymën në veri janë për shkak të aspekteve teknike

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 18:27
Peter Stano

Bashkimi Evropian po ndjek nga afër aktivitetet e Kosovës dhe Serbisë për udhërrëfyesin e Energjisë si garantues i marrëveshjeve të dialogut mes dy shteteve.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Në një përgjigje për Teve1.info, Stano ka thënë se KOST, KEDS dhe Elektroserver janë në komunikim të rregullt dhe sipas tij, raportojnë rregullisht për këtë çështje në BE dhe SHBA.

“BE-ja po ndjek nga afër aktivitetet e të dyja palëve në Udhërrëfyesin e Energjisë në kapacitetin e saj si lehtësues dhe garantues i Marrëveshjeve të Dialogut. KOST, KEDS dhe Elektrosever janë në komunikim të rregullt. Ata gjithashtu raportojnë rregullisht në BE dhe SHBA”, tha ai.

Stano thotë se vonesat në zbatimin e udhërrëfyesit për rrymën janë për shkak të aspekteve teknike.

“Vonesat në zbatimin e Udhërrëfyesit janë për shkak të aspekteve teknike, të cilat BE-ja u ka kërkuar palëve t’i adresojnë pa vonesë. BE-ja po ofron udhëzime se si të adresohen pyetjet e hapura”, tha më tej ai.

Po ashtu, Stano për Teve1.info tha se BE-ja e lehtëson dialogun mes palëve dhe nuk është arbitër. Sipas tij, përgjegjësia përfundimtare për zbatimin e marrëveshjeve të energjisë i takon Kosovës dhe Serbisë.

BE-ja po lehtëson Dialogun ndërmjet Palëve; nuk është arbitër. Përgjegjësia përfundimtare për zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjeve të Energjisë dhe Udhërrëfyesit i takon palëve. Ne po punojmë me të gjitha palët e përfshira për të gjetur një mënyrë përpara për të kapërcyer vonesën aktuale në zbatim”, potencoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Ndërkaq, javë më parë Teve1.info ka raportuar në lidhje me ngecjen në realizim të Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë në veri. Kjo ngecje ka ndodhur si pasojë e mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e kompanisë serbe Elektroserver, që rrjedh nga marrëveshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat