Çeku për masat e Qeverisë për rrymën: Nuk e zgjidhin problemin

Aktuale

Çeku për masat e Qeverisë për rrymën: Nuk e zgjidhin problemin

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 19:57
Ethem Çeku

Ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku ka kritikuar masat që ka ndërmarrë Qeveria në përballje të krizës me energjinë elektrike.

Çeku ka thënë se këto masa janë masa të përkohshme, por sipas tij, nuk e zgjidhin problemin me energjinë.

“Është një zhvillim pozitiv në aspektin e masave që ka marrë Qeveria për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike. Janë masa të vogla nuk duhet të presim nga një zhvillim spektakolar që mund të ndodhë sepse janë 6 milionë buxhet dhe dihet se është një buxhet i vogël që të shyhet dimri dhe jo që mund të zgjidhë problemin me energjinë”, ka deklaruar Çeku.

Sipas tij, zgjidhje e problemit është që të ndërtohen blloqe të reja të termocentralit në Kosovë.

“Këto masa nuk mund të ndihmojnë aq shumë në zgjidhjen e problemit, por e zvogëlon deri diku shpenzimin e energjisë elektrike, por janë masa të përkohshme. Për mua zgjidhja e problemit është zhvillimi i blloqeve të reja të termocentralit në Kosovë, të ndërtohen blloqe të reja”, tha Çeku.

Sot Ministrja e Ekonomisë , Artane Rizvanolli ka prezantuar masën për subvencionim të energjisë në vlerë prej 6 milionë euro, ku përfitues do të jenë mbi 10 mijë familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat