Muhaxhiri për Konferencën e Pragës: Kosova ka avantazhe, Serbia është në pozitë të pafavorshme

Aktuale

Muhaxhiri për Konferencën e Pragës: Kosova ka avantazhe, Serbia është në pozitë të pafavorshme

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 20:21
Artan Muhaxhiri

Samiti i Komunitetit Politik Evropian i cili po zhvillohet në Pragë të Çekisë, sipas analistit Artan Muhaxhiri, është mundësi e mirë për Kosovën për t’i fuqizuar aleancat me shtetet mike si Gjermania e Franca.

Muhaxhiri, ka thënë se në këtë samit mund të ketë presione për Kosovën, sa i përket formimit të Asociacionit, por sipas tij, me pozitë shumë më të disfavorshme pritet të jetë Serbia, për shkak të aleancës së saj me Rusinë.

“Serbia është në pozicion më të pafavorshëm në këtë konferencë. Është një shans i jashtëzakonshëm, kur Serbia është në disavantazh të madh, çdo akt i Kosovës, e shumëfishon peshën. Nga ana tjetër është një Serbi e hendikepuar për shkak të aleancës së tyre me Rusinë. Cdo veprim efikas i Kosovfës, për fuqizimin e aleancës me Gjermaninë  e Francën, e forcon vendin”, ka thënë ai.

Muhaxhiri ka thënë se tashmë shtetet e BE-së kanë siguruar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Pragë, u është bashkuar 44 liderëve në kontinentit evropian për të diskutuar nxitjen e dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Gjatë samitit, Presidentja Osmani ka ritheksuar orientinim strategjik të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik si garanca më e mirë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Para liderëve evropianë, Presidentja Osmani ka kërkuar përkrahjen për këtë proces.

Në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë, Presidentja Osmani ka përmendur solidaritetin e popullit dhe institucioneve të Kosovës me popullin e Ukrainës, duke theksuar se populli ynë i kupton më së miri vuajtjet e tyre nga agresioni rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat