Rizvanolli: Shqetësuese rritja e çmimit të peletit, ndalimi i eksportit ka lehtësuar situatën

Aktuale

Rizvanolli: Shqetësuese rritja e çmimit të peletit, ndalimi i eksportit ka lehtësuar situatën

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 22:39
Artane Rizvanolli

Çmimi i drunjve dhe peletit është rritur për mbi 43 për qind. E këtë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e konsideron si shqetësuese.

Pavarësisht kësaj, Rizvanolli thotë se ndalimi i eksportit të peletit ka lehtësuar sadopak situatën.

“Për çmimin e peletit, çmim i drurit, duke qenë se edhe për ne si institucion janë shumë shqetësuese, dhe e di që edhe për qytetarët janë shumë shqetësuese. Sa i përket çmimit të peletit, ne para rreth tre javësh kemi ndaluar eksportin e peletit, që do të thotë që peleti i prodhuar në Kosovë, që këto javët e fundit shitet vetëm në Kosovë, mendoj që kjo e ka lehtësuar deri në një masë situatën”, tha ajo.

Një ton i kësaj lënde djegëse, vitin e kaluar, ka kushtuar rreth 200 euro, ndërsa sot kushton deri në 450.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat