Përplasje brenda PDK-së/ Ish-këshilltarit të Veselit nuk i pëlqen prezenca e Nikajt në TV

Aktuale

Përplasje brenda PDK-së/ Ish-këshilltarit të Veselit nuk i pëlqen prezenca e Nikajt në TV

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 23:54
Bernard Nikaj

Nijazi Kryeziut, anëtarit të moçëm të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk i ka pëlqyer paraqitja e Bernard Nikajt, ish-ministrit të kësaj partie në televizion.

“Boll nuk po du me fol, u lodha tu prit kur do me përmend PDK, programin, agjendën dhe aktivitetet e PDK-së, ama ky Bernad Nikaj as Mahallën e Hadumit të Gjakovës nuk mundet me përfaqësu ne debat”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Ky nuk është reagimi i parë i Kryeziut, ish-këshilltarit të Kadri Veselit, për figurat e PDK-së, dhe as gjendjen e partisë.

Ai edhe ditë më parë ashpër kryetarin e tij, Memli Krasniqin.

“Maskarada politike e rradhës e Memli Krasniqit me shokë. Thirrjet telefonike nga dy tri herë per 48 orë si me urgjencë delegateve femra të Konventës së fundit të Partisë Demokratike për “Konventën e rradhës”. Do të thotë janë thirrur për Konventë të Gruas Demokratike delegatet që në zgjedhjet e fundit janë zgjedhur me garë zgjedhore nga baza”, shkruan Kryeziu në Facebook.

Reagimi i tij erdhi pas “Konventën programore të PDK-së”.

“Pa ftesë, pa rend dite, prapavija pa asnjë ngjyrë, shenjë, llogo apo emblemë të PDK-së. Në sallën e “Konventës” delegatet e zgjedhura anë e kënd Kosovës spektatore vetëm për duartrokitje dhe mbushje të sallës, akterë e panelistë të emëruarit, shokët e shoqet e Memlit”, shkruan tutje Kryeziu.

Sipas tij, kjo ka ndodh për “me e mbulu marren e dështimit të partisë”

“Krejt kjo është bërë për Memlin, Uranin, Abelardin dhe aty këtu edhe ndonjë tjetër që nuk ka qenë pjesë e skenarit dhe as që e ka ditur se çka do të organizohet. Krejt kjo është bërë qysh me e mbulu marren e dështimit të partisë”, thotë ai.

“Kemi organizuar disa konventa, kemi marrë pjesë në dhjetra e qindra si mysafir të ftuar brenda e jashtë shtetit. Veç konventë e Gruas Demokratike të Kosovës kjo maskarada e politike e rradhës nga Memli me shokë nuk mund të quhet. Kjo nuk është 50/50 kjo i bjen shokë e shoqe 95% dhe 5% aty këtu spektatorë”, thotë Kryeziu, derisa sa vazhdon “thirri e mbledhi organet vendimmarrëse Memli Krasniqi, leji maskaradat politike”.

“Nuk je me shokë moderator i tubimeve të kemi zgjedhur për lider dhe ata për rreth i ke emëruar për bashkëudhëheqje të demokratëve”.

Edhe më herët ka hedhur akuza në drejtim të të parit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kritika e tij erdhën pas dorëheqjes së Ramë Bujës nga pozita e nënkryetarit dhe anëtarit të kryesisë së PDK-së, dhe mosreagimit apo heshtjes, siç e ka quajtur ai, të kryetarit të partisë, Memli Krasniqi.

Kryeziu i është drejtuar me një reagim publik Krasniqit duke i thënë, “çele gojën Memli Krasniqi, fol!”, dhe duke vijuar “Mos hesht dhe mos të duket që je më i madh se Hashim Thaçi apo Kadri Veseli!”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Krasniqi është akuzuar se po tenton që t’i zëvendësojë figurat e luftës me figura të reja të cilat sipas aktivistit nga Prizreni, nuk kanë kontribuuar asnjëherë në PDK.

Ai, po ashtu, ka thënë se figurat e reja në zgjedhje kanë turp të përdorin logo të PDK-së apo ta përmendin UÇK-në.

Këta persona, sipas Kryeziut, Memli Krasniqi tashmë i ka zëvendësuar apo po tenton t’i zëvendësojë me figurat e vjetra të partisë.

“Nuk është Ramë Buja kafshatë që kapërdihet me heshtje. Mos mendo që mund ta injorosh krejt anëtarësinë e partisë, organet drejtuese e vlerat patriotike, çlirimtare e shtetformuese duke i zëvendësuar me gjysmën e klasës së gjimnazit ‘Xhevdet Doda’, që i njeh në Prishtinën që asnjëherë nuk i keni fituar asnjë palë zgjedhje, bile as në një lagje të vetme në Prishtinë”, ka thënë Kryeziu.

“Me ata që dalin në zgjedhje dhe nuk përdorin as llogo as emblemë e sllogan të partisë, që kurrë nuk e përmendin as UÇK, as PDK-në! Demokratët i ke pas vete në çdo rrethanë dhe kanë nevojë më shumë se kurrë për lider, e liderët nuk janë vetëm për fotografi e ngjarje të mira!”, ka vijuar ai.

Kryeziu ka dhënë detaje për një vizitë të Krasniqit në komuna, ku sipas tij, në njërën nga to, një kryetar komune nuk ka pranuar që ta takojë me njerëzit me të cilët Krasniqi pretendohet se i ka në ekipin e tij e të cilët thuhet se kanë pozita të larta.

“Javë më parë ke bërë një tur vizitash nëpër komuna, në një vizitë që ke planifikuar në një komunë një kryetar komune të ka thënë hapur, nëse vjen me disa nga ata miqtë e tu të gjimnazit ‘Xhevdet Doda’ unë nuk të pres! Të ka përmendur emra konkretë me pozita të larta në parti. Pasi ke ndryshuar përbërjen e delegacionit, ke udhëtuar për vizitë në atë komunë”, ka thënë ai.

Tutje, Kryeziu ka thënë se ai bashkë më disa bashkaktivistë të tjerë nuk janë kundër prurjeve të reja në PDK, por kundër atyre që sjellin ideologji të reja.

“Në praktikë gjithmonë e kemi mirëpritur ardhjen e të rinjve, por nën çadrën e filozofisë politike të PDK-së. Nuk mund të heshtim e të duartrokasim që secili që vjen në PDK të sjellë ngjyra e logo të reja”, tha ai.

Po ashtu, ai e ka kritikuar Krasniqin për moskomunikimin me anëtarët e kryesisë së PDK-së. Sipas tij, tashmë të larguarin nga PDK-ja, Ramë Bujën, kryetari i PDK-së asnjëherë nuk e ka pritur në zyrën e tij.

Partinë Demokratike e ke degdisur si të ishte OJQ e regjistruar pa statut, pa program e pa organe vendimmarrëse! Thirri gratë, burrat e rininë e partisë, të ulen e të diskutojnë, prej debatit nuk ke kurrë të keqe. E keni plandosur PDK në, e keni tkurrur, e keni lënë vëzhguese edhe në taborrin e opozitës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat