Pajaziti për dorëheqjen e Latifit: Ka bërë një gjest moral

Aktuale

Pajaziti për dorëheqjen e Latifit: Ka bërë një gjest moral

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 01:00
Rifat Latifi

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti ka folur për dorëheqjen e Rifat Latifit nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Pajaziti tha se Latifi sot ka bërë një gjest moral.

“Nuk kisha dëshiruar të flas për ministrin sepse ai sot ka bërë një gjest moral në kohën kur kishte një presion të madh publik në këtë fushë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Latifit, vërejtja më e madhe i erdhi nga vet lideri i Qeverisë.

Pajaziti tha se nuk është që Qeveria ka ndonjë plan pë shëndetësinë e të cilin ministri Rifat Latifi nuk ka arritur ta zbatojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat